Leonidhas Tzanis, ish-deputet dhe ish zëvendësministër i Brendshëm i Greqisë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e sotme.
57- vjeçari është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Volos. Mediat lokale greke raportojnë se ish-deputeti është gjetur i varur nga gruaja e tij në bodrumin e shtëpisë.
Leonidha Tzanis ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Në vitet 1993, 1996, 2000 dhe 2004. ka qënë i zgjedhur nga PASOK.
Mendohet se shkak mund të ketë qenë depresioni, pasi emri i tij është i përfshirë në listën e 36- deputetëve të cilët janë nën hetim për përfitim të paligjshëm të parave, pastrimin e tyre dhe transferta jashtë vendit.