Kryeministri Berisha shpreh në ambasadën kroate, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Parlamentit Boris Sprem.
Kryeministri Berisha ka zhvilluar dje në mesditë, një vizitë ngushëllimi në ambasadën e Kroacisë në Tiranë, për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Parlamentit kroat, Boris Sprem.
Në librin e ngushëllimeve, të hapur nga ambasada kroate me këtë rast, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e lartë për kontributin e zotit Sprem, gjatë karrierës së tij të gjatë politike dhe prej vitit 2011 si Kryetar i Parlamentit, në zhvillimin e Kroacisë dhe proceset integruese të vendit.
Kryeministri Berisha shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe popullin kroat, për këtë humbje.