Pas disa deklaratave të dhëna nga ministria e punëve publike dhe transportit, përmes zëdhënëses për shtyp të kësaj ministrie, dje ka qënë vetë Ministri Olldashi që ka dhënë një konferencë për shtyp lidhur me akuzat që vazhdojnë nga ana e socialstëve ndaj ministrisë që ai drejton.
Deklaraa e plotë e Ministrit Olldashi jepet e plotë si më poshtë:
"U bënë disa ditë që z. Rama është bërë dirigjent i një pocaqie politike që synon t’iu mbushë mendjen shqiptarëve që qeveria ka bërë “hatanë” me reklamën shtetërore.
Deri dje, peshën e marrëzisë e ka mbjatur mbi kurriz z.Shalsi, por, duke qënë se pesha e marrëzisë u bë më e madhe se ç’duhet, sot z. Rama doli vetë në skënë. Ndaj, për hir të transparencës ndaj qytetarëve, sikurse kemi bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, unë dua të bëj disa sqarime.
Së pari, motivet pse ky gjoja “skandal” është hedhur në treg nuk kanë të bëjnë aspak me reklamën shtëtërore, por kanë të bëjnë më disa interesa të ngushta të dy personazheve. Interesa shume të ngushta ekonomike të z.Koço Kokdhima dhe interesa shumë të ngushta të z. Besnik Sula.
Në qoftë se z. Rama është i paqartë për këtë që unë po them, jam i gatshëm që nesër, pasnesër, apo cilëndo ditë të dojë ai, të dal t’ia rikujtoj faktet, t’ia rifreskoj memorien dhe t’i qartësoj shikimin. Atij dhe kujdo tjetër, për të kuptuar që mbas këtij pseudoskandali fshihen në fakt interesa ekonomike.
Megjithatë le të shikojmë pak çka ka ndodhur në 5 vite të Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga z. Rama. A ka bërë reklama kjo bashki? Si i ka bërë? Kush i ka bërë? Kush i ka paguar, kush i ka përfituar?
Vëtëm në intervalin 2005-2010, për shtypin e shkruar kemi: 115 milionë lekë të dhëna për Gazetën Shqiptare, në kohën kur kjo gazetë ishte pronë e Edisud, pra e z.Carlo Bolino; janë 77 milionë lekë të dhëna për Gazetën Shqip, përsëri një organ shumë i afër me z. Rama, për mos të thënë politikisht i kontrolluar prej tij.
A ka reklama qeveritare apo bashkiake të dhënë për gazetën “Zëri i Popullit” në vitet e qeverisjes së PS? Ka! Edhe nga kjo ministri, që unë drejtoj, në vitet kur ajo drejtohej nga Spartak Poçi i janë dhënë njoftime shpronësimi gazetës “Zëri i Popullit”. (Z Poçi mund të rri krejt i qetë, sepse nuk kam ndërmend të depozitoj asnjë kallëzim penal ndaj tij sepse nuk ka shkelur ligjin. Eshtë në respektim të ligjit edhe kur i ka çuar njoftimet e shpronësimit tek “Zëri i Popullit”. Nuk e ka shkelur ligjin).
A i ka dhënë bashkia e Z. Rama para gazetës së partisë? I ka dhënë, por këtu ka një keqkuptim të pazakontë te qytetarëve. Sepse, ata mendojnë që gazeta e partisë së z. Rama është “Zëri i Popullit”. Në fakt gazeta “Zëri i Popullit” është gazeta e socialistëve shqiptarë, ndërkohë që z. Rama përfaqson lëvizjen “Dum Bab-iste” në Partinë Socialiste dhe organi zyrtar politik i lëvizjes së z. Rama brenda PS është gazeta “Shekulli”, e cila vetëm në 5-vite ka marrë nga bashkia e z.Rama 98 milion lekë.
Ju përmenda tre gazeta të afërta me kryetarin e Partisë Socialiste, me nje vlerë prej rreth 300 milionë lekësh.
Ministria e Punëve Publike, nga 2005 deri më sot, ka dhënë rreth 700 apo 800 milion lekë të vjetra njoftime shpronësimesh. Nuk janë reklama, por njoftime shpronësimesh. 11.000 qytetarë shqiptarë, të cilëve 10.000 km rrugë ju kanë prekur pronat. A mund të më thotë ndokush, këto 300 milionë lekë pra, që janë sa gjysma e njoftimeve për shpronësim, për cfarë i ka paguar z. Rama?!
Tek llogaria që ju përmenda, tek pjesa që i përket gazetës “Shekulli” nuk përmenda 1 miliard e 247 milion lekë detyrime fiskale të z. Koço Kokdhima dhe të 14 kompanive të tij, të fshira nga rregjistri fiskal i bashkisë. Nuk po hyjë më thellë sot. Edhe për këtë, nëse z.Rama ka ndonjë pyetje, jam i gatshëm t’i përgjigjem, në çdo kohë.
Le të shikojmë pak se cfarë ndodh me spotet.
Te marrim vitin 2005. Trasmetimet e spoteve janë të bëra të gjitha nga Delta Publicity dhe janë prodhuar nga MC Monitoring. Në pamje të parë nuk ka asgjë të cuditshme. Por, po t’i referehemi rregjistrave të QKR-së, del që është e njëjta kompani, me të njëjtët ortakë, brenda të cilëve është ish- drejtori i galerisë së Arteve në kohën që z. Rama ishte ministër Kulture, mik i afërt i Z. Rama, z. Edi Muka. Këtu paraqiten me emra të ndryshëm në fakt janë e njëjta kompani me të njejtët ortakë.
Të shikojmë cfarë ndodh në 2006.
Përseri Delta Publicity dhe MC Monitoring, prapë të njëjtët ortakë, prapë të njëjtët klientë që përfitojë edhe paratë e prodhimit të spoteve edhe paratë e distribucionit të spoteve.
Le të marrim dhe të shikojmë një vit të vecantë, vitin 2007.
Janë plotë 120 milion lekë spote të bashkisë së Tiranës, por ku janë cuar spotet? Vizion , Neës 24, Edisud, prapë e Carlo Bolinos. Top Channel, Edisud Vizion, Vizion, Edisud, Vizion, Top Channel, Edisud, Top Channel, Edisud, Top Channel, Vizion.
Që të cosh reklama te Top Channel është normale dhe është një gjë që e kam bërë dhe une dhe e kanë bërë edhe ministritë e tjera të drejtuara nga kolegët e mi, duke qënë se Top Channel është një televizion me licencë kombëtare të dhënë prej nesh.
Ministria e punëve publike ka dhënë dy spote gjithsej gjatë gjithë këtij intervali të gjatë kohor, shtatëvjecar. Të dyja spotet janë ndarë në mënyrë të barabartë mes tre televizioneve kombëtare. Nuk kemi favorizuar askënd, nuk kemi diskriminuar askënd. Tre televizioneve komëtare u kemi dhënë trasmentimin e spotit për 31 ditë kalendarike, në të dyja rastet, televizionit Shqiptar, Top Channel. Televizionit Klan.
Atëhërë cila është arsyja që të gjitha spotet e Z. Rama shkojnë në televizionet lokale, përvec faktit që këto televizione lokalë, janë klientë biznesi ekonomik dhe politik të z.Rama.
Të shikojmë të tjera gjëra. Në vitin 2009 Universal Albania, Unlimited Media, Ulimited Media, Universal Albania... Cfarë janë keto?! Në pamje të parë janë kompani të ndryshme. Por, po t’i referohemi përsëri ekstrakteve te QKR-së janë e njëjta gjë, kanë të njejtin ortak, të njejtit klientë të z.Rama, në të tre kompanitë, Universal Grup, Unlimited Media dhe Universal Albania.
Ka edhe më! Prodhimet e spoteve në vitin 2009 por edhe ne vitin 2010 nuk i ka bërë ndonjë kompani e njohur, por i ka bërë një person që quhet Juela Shamku, apo më saktë, Mazniku, apo më saktë akoma, motra e Arber Maznikut , këshilltarit të Z. Rama. Janë 5 spote të prodhuara në 2009 dhe disa të tjerë të prodhuar në 2010.
Atëherë i bie që ky zotëria që po del dhe po bërtet për gjoja skandalin e reklamave shtetërore, njoftimet e tij i ka botuar vetëm në gazeta klientësh dhe në gazetën e Partisë së Koços. Spotet i ka trasmetuar vetëm në televizionet e tij apo në televizionet politikisht të kontrolluara prej tij. Prodhimin e spoteve e ka bërë në tre kompani të ndryshme që, në fakt, kanë të njejtin pronar dhe, më pas, e ka trasferuar nga këto tre kompani të ndryshme me një pronar të vetëm, tek motra e keshilltarit të tij, Juela Mazniku Shamku dhe, nga ana tjetër, ka fshirë nga rregjistri fiscal i bashkisë miliarda lekë detyrime që kompanitë e klientëve të tij duhet t’I paguanin buxhetit të qytetarëve të Tiranës.
Kjo është arsyeja që z. Shalsi që e njeh mirë z.Rama, që z.Shalsi që i di këto gjëra sikurse di edhe gjera të tjera, thotë që kur z.Rama të vij në pushtet do të vjedhë me elegance, do të vjedhë bukur dhe pa rënë në sy por kjo është faktikisht e pamundur sepse, në fund të fundit, letrat mbeten.
Nuk kam ndonjë kërkesë tjetër për z.Rama. Bazuar në këto fakte ai le të bëjë cfarë të dojë me të ardhmen e vet."