Akoma nuk është e qartë se si mund të reagojë, por në youtube është duke qarkulluar një video e zbuluar nga një shpikës ku tregon një "valixhe robot" HOP, që nuk keni nevojë ta mbani në duar kur të jeni në aeroport, por ajo do të lëvizë përmes aktivizimit të Bluetooth, nga telefoni juaj, që udhëzon valixhen të vijë pas jush.
Teknologjia themelore i takon shpikësit spanjoll Rodrigo Garcia. Nëse sinjali humb, ajo ndalon dhe ju do të ndieni dridhje të telefonit tuaj.
Ai tani është duke u studiuar një Master projektimi, inxhinierike në Londër dhe shpreson të mbledhë një ekip për të punuar në këtë projekt dhe për të gjetur fonde.
28-vjeçari tha: "Kjo nuk është duke punuar 100 përqind dhe kjo nuk është e gatshme për treg, por kjo është diçka që unë do të doja të zhvillohet.
"Unë mendoj se në të ardhmen kjo do të jetë diçka normale që ne do ta shohim mjaft shpesh".