Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, pasditen e sotme një tjetër aksident ka ndodhur me pasojë vdekjen e një vajze 2 vjeçare dhe plagosjen e nënës dhe motrës së saj.
2 vjeçarja që ka humbur jetën jepet me inicialet I.P, ndërsa Mimoza Poka 26 vjeç dhe vajza e saj 4-vjeçare me inicialet S.P. janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë. Të plagosurat u dërguan me urgjencë në spital ku burimet mjekësore shprehen se 4 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa nëna jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Gentian Mullalli, punonjës në burgun e Peqinit.
Policia po heton për zbardhjen e aksidentit tragjik.