Skenat shqetësuese janë shfaqur dje në aeroportin e Brisbanes, Australi, ku 4 vajza ulërisnin dhe tërhiqeshin zvarrë nga policia federale pasi donin që vajzat të futeshin në aeroplan për t'u kthyer në Itali pranë babait të tyre.
Por këto skena, kanë shqetësuar gjithë Australinë.
Motrat, e moshës nëntë dhe 15,( 2*2 binjake) janë urdhëruar nga një gjykatës në Australi për t'u kthyer pranë babait të tyre në Itali, pavarësisht dëshirave të fëmijëve për të qëndruar në Queensland me nënën e tyre.
Nëna e vajzave, e cila ishte martuar me një italian, i kishte marrë ato në Australi nga Italia për një pushim dy vjet më parë - dhe pastaj i mbajti ato në mënyrë të paligjeshme.
Por babai italian kishte fituar përsëri gjyqin e hapur për rrëmbim të vajzave dhe tani me urdhër të gjykatës policia federale australiane duhet të zbatonte vendimin.
Miqtë e familjes thanë se gjykata ka marrë vendimin e drejtë nga ana ligjore, por të mos harrojë se ato janë të mitura dhe ato kanë nevojë për nënën e tyre, në këtë drejtim duhet të thellohen më tepër.
Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të moshës së mitur.