Banorët e fshatrave të Durrësit kishin kohë që kishin bërë ankesa në polici rreth vjedhjeve të ndryshme kryesisht në bagëtinë e tyre, por deri tani asnjë rezultat.
Më në fund policia organizoi një operacion ”Vjedhja e fundit” ku ka arritur të kapë në falgrancë pjestarë të kësaj bande grabitësish që vidhnin bagëtitë gjatë natës dhe janë shpallur në kërkim të tjerë.
Policia konfirmoi se në orën 06.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Izmir Baftija, 19 vjeç, lindur në Pukë e banues në fshatin Rinia, Shijak, ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër shtetas. Sipas njoftimit për shtyp, në sajë të masave të marra nga policia e Durrësit për parandalimin e rasteve të vjedhjes së bagëtive, shtetasi në fjalë u kap në flagrancë në lagjen Nr.15 Spitallë, me automjetin e tij furgon tip Ford me targa angleze R 246 AWB, në pjesën e pasme të së cilit iu gjet një krerë bagëti, të cilën dyshohet t’ia ketë vjedhur shtetasit B.M., banor i lagjes 15.
Gjatë kryerjes se veprimeve hetimore, u arrit të dokumentohen dhe disa vjedhje të tjera të gjësë së gjallë, të kryera nga këta shtetas në periudha të ndryshme në lagjen nr.15 Porto-Romano.