Një krim brenda familjes është parandaluar nga blutë e Tiranës.
Alma Katragjini, zëdhënësja e policisë së Tiranës ka bërë të njohur përmes një deklarate për shtyp se forcat e komisariatit nr.6 kanë mundur të parandalojnë një krim brenda familjes për arsye pronësie.
Kështu sipas policisë u parandalua vrasja mes dy vëllezërve Fatbardh dhe Riza Driza, përkatësisht 32 dhe 34 vjeç të cilët kishin konflikte për pronën.
Sipas policisë është arrestuar njëri prej vëllezërve dhe konkretisht Fatbardh Drizës të cilit iu sekuestruan edhe një automatik dhe një pistoletë.