English

Preesidente Jahjaga: Kancerit i gjirit ka shërim, nëse zbulohet me kohë (VIDEO)

Në Kosovë, grupe veprimtaresh humanitare, përfaqësues të lartë të pushtetit dhe përfaqësuese ndërkombëtare parakaluan nëpër qendër të Prishtinës në një manifestim të organizuar në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit. Me këtë rast u tha se kjo luftë paraqet një sfidë të veçantë për shoqërinë në Kosovë ku ende ka një shkallë të ulët të edukimit për këtë sëmundje, vështirësi në përballjen e shpenzimeve për trajtim por edhe probleme me stigmatizimin e të prekurave prej saj.

Në këtë veprimtari me rastin e Muajit për ndërgjegjësim ndaj kancerit në gji, mori pjesë dhe Presidente Atifete Jahjaga.

Gjithashtu ishin të pranishme edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, Ambasadorja e SHBA-së për çështjet globale dhe të gruas, Melanne Verveer, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, e shumë pjesëmarrës të tjerë.
1383

KOMENTE