English

Tiranë. Fëmijët e shkollës, hanë karamele buzë lumit dhe përfundojnë në spital

25 fëmijë të shkollës së Lalmit në Vaqarr, pas konsumimit të karameleve të gjetura buzë lumit, kanë shfaqur simptoma të dhimbjes së stomakut, duke përfunduar në spital.

Karamelet e skaduara ishin hedhur nga një kompani produktesh ushqimore te “Ura e Beshirit”, buzë lumit.


Në këto raste kujdesi duhet të jetë i dyfishtë, si nga ana e fëmijëve që duhet të kenë kujdes dhe të mos hanë mbeturina në rrugë, dhe së dyti kompanitë nuk mund t'i hedhin vend e pavend produktet e skaduara pasi ka kritere për eleminimin e këtyre produkteve, në vende të caktuara dhe mënyra përpunimi, që të mos jenë të rrezikshme për askënd.



KOMENTE