English

Shpërthim i rrallë i meningjitit fungal në SHBA

Një shpërthim i rrallë i meningjitit fungal në SHBA ka prekur 47 persona në shtatë shtete, thonë zyrtarët e shëndetësisë.

Mjekët në rreth 75 klinika mjekësore janë duke njoftuar për të paralajmëruar pacientët të cilët kanë marrë injeksione steroide të dyshuara.

Pesë persona kanë vdekur nga sëmundja, ku Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka lidhur produktet me një firmë farmaceutike në Massachusetts.

Zyrtarët thonë se ata gjetën ndotje në një shishkë të mbyllur steroide në New England, Compounding Center.

Firma u lajmërua për këtë rast dhe ajo i mbylli operacionet e saj të shpërndarjes, por shishet tashmë janë dërguar në 23 shtete.

Meningjiti është një inflamacion i cipës së trurit dhe palcës kurrizore. Simptomat përfshijnë dhimbje koke të rënda, vjellje, ethe dhe si shqiptim jo të qartë dhevështirësi në ecje.

KOMENTE