English

Boks. Nuri Seferi do ndeshet me serbin Nenad Stankoviç, për titullin kampion (VIDEO)

Nuri Seferi, boksieri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, do ngjitet në ring për t’u përballur me boksierin serb, Nenad Stankoviç, për titullin e kampionit të Europës në versionin WBO. ditën e dielë.

Gjatë konferencës për shtyp ai është shprehur se ndihet mjaft i përgatitur dhe me mjaft shpresë për të fituar.

”Çdo kundërshtar mua më shton motivin për të qenë në formë sa më të mirë në ring, por ky është një rast më i veçantë që më motivon edhe më shumë. Jam stërvitur mirë, kështu që për nesër jam i gatshëm të ndeshem. Kundështari është shumë i fortë, siç tregon fakti se nga viti 2007 s’ka humbur asnjë ndeshje. Pres që neser të kemi një ndeshje të forte, por unë jam maksimalisht i përgatitur dhe më i miri le të fitojë në fund”, deklaroi Seferi.

Ndërsa kundërshtari i tij serb Nenad Stankoviç është shprehur:

"Unë jam kampion në verzionin GBU/WBO në kategorinë e mesme, ku Holifilldi është kampion i botës. Sa i përket kundërshtarit tim, vlerësoj se është luftëtar i mirë dhe do t’i përgjigjem në mënyrën e duhur në këtë ndeshje. Por, në fund le të fitojë më i forti”,

Boksieri shqiptar, nëse mposht kundërshtarin serb, është shprehur se fitoren do t’ia dedikojë 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
1392

1393

KOMENTE