Por pasditen e të shtunës një vrasje tjetër ka ndodhur në lagjen Laprakë të Tiranës ku burri ka vrarë me thikë bashkëshorten.
Edmond Doku, i dyshuar si autor i krimit është vënë nën prangat e policisë.
Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se më herët çifti kishte depozituar një kërkesë për divorc në gjykatë për shkak të mosmarrëveshjeve.
Gjithashtu burimet shtojnë se viktima, shtetasja Rolanda Doku, e cila ka ndërruar jetë në spital, kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata.