English

Erdogan: Siria të mos luajë me durimin e Turqisë, pasi do të jetë një gabim fatal

Turqia i është përgjigjur me zjarr, pasi një raund i ri me predha artilerie nga Siria ka goditur Turqinë e jugut, një ditë pasi Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Damaskun se Turqia nuk do të rrijë e strukur nga lufta, nëse ajo provokohet.

Mortaja ra sot në një zonë rurale pranë fshatit Guvecci, vetëm pak minuta pas shpërthimit të luftimeve të ashpra mes forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve të opozitës siriane në provincën Idlib.

“Mortaja erdhi nga ana siriane rreth orës 4 të mëngjesit. U mblodhëm dhe thirrëm xhandarmërinë. Ekipi i hetimeve dhe policia erdhën menjëherë. Erdhi edhe një komandant dhe mblodhi copa predhash”.

Askush nuk u lëndua nga mortaja që ra rreth 50 metra larg kufirit, në territor turk. Një njësi e ushtrisë turke pranë fshatit u përgjigj me një bateri mortajash.
Turqia një anëtare e NATOdikur ishte nje aleate e presidentit sirian Bashar al-Asad, por u kthye kundër tij pas përgjigjes së tij të dhunshme ndaj një kryengritje në të cilën më shumë se 30.000 njerëz kanë vdekur, sipas Kombeve të Bashkuara.

Turqia ka rreth 100.000 refugjatë sirianë në kampe në territorin e saj. Forcat e saj të armatosura janë shumë më të mëdha se të Sirisë.

Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk dëshiron luftë, por ai ka paralajmëruar Damaskun “të mos vërë në provë durimin dhe vendosmërinë” e Ankarasë. Zoti Erdogan e bëri të qartë se vendi i tij nuk po bën bllof me paralajmërimet.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha të shtunën se autorizimi i parlamentit për veprimet e mundshme ushtarake ndërkufitare është projektuar si një pengesë.

"Nga tani e tutje, nëse ka një sulm mbi Turqinë do të jetë me probleme", ka thënë ai në një intervistë me transmetuesin shtetëror TRT.

Parlamenti turk votoi dje për të lejuar operacione ndërkufitare në Siri, duke i acaruar më tej marrëdhëniet me vendin fqinj. Dje Shtetet e Bashkuara komentuan mbi incidentin, duke mbajtur anën e Turqisë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest dënoi ato që i cilësoi si veprime agresive të sirianëve.

Incidenti i sotëm u shënua në një kohë që të dyja palët dukej se po përpiqeshin për të qetësuar situatën. Ministria e Jashtme turke tha dje se Siria ka tërhequr artilerinë dhe pajisje të tjera ushtarake nga zona kufitare.

KOMENTE