Ilir Lushi, 19 vjeç, banues ne fshatin Fushar, komuna Surroj e Kukësit, është vënë nën prangat e policisë Kukës pasi dyshohet se nën kërcënimin me armë ka grabitur 3 nxënës.
Ditën e premte te vendi “Përroi i Shumës”, dyshohet se ky shtetas i maskuar dhe nen kërcënimin e armës se zjarrit, ka grabitur tre nxënës shkolle, me inicialet A.V, 17 vjeç, Sh.A 17 vjeç dhe D.A, 17 vjeç të cilët ishin duke u kthyer nga shkolla dhe ju ka marrë 2 telefona të tipit “Nokia” dhe “Samsung”.
Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e Lushit, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri, pushkë model 56, kalibër 7,62 mm, 9 copë fishekë model 56, kalibër 7,62 mm, si dhe 3 granata difensive.
Të gjitha maetrialet iu kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.