English

Parada LBGT në Serbi nuk lejohet nga policia (VIDEO)

Në Serbi komuniteti LBGT, ka organizuar paradën GAY, por ata nuk kanë mundur të dalin nëpër rrugët e Serbisë pasi nuk janë lejuar nga policia serbe, ndaj parada e tyre ka mbetur brenda 4 mureve.

"Në këtë mënyrë Serbia nuk mund të ecë përpara, sot mblidhemi për barazi dhe për Europën që nuk do ta pranojë kurrë homofobinë që të udhëheqë në rrugët tona. Ne besojmë se në vitin 2012 secili ka të drejtë të dalë dhe të tregojë se kush është. Jam thellësisht e dëshpëruar që autoritetet ndaluan paradën”, deklaroi ministrja Birgitta Olson.
Por parada ka patur mbështetjen edhe nga aktivistët e grupeve shqiptare dhe kosovare po të këtij komuniteti.
Komuniteti LBGT, në Serbi caktoi dhe datën e paradës për vitin e ardhshëm, me synimin që t'i lërë kohë qeverisë serbe për reflektimin e saj ndaj këtij komuniteti.

1391

KOMENTE