English

PS-ja do të zbardhë para shqiptarëve dosjen e plotë të korrupsionit, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes

Ditën e sotme deputeti socialist Taulant Balla, gjatë një deklarate për mediat, ka theksuar se duke filluar nga sot PS-së do të zbardhë para shqiptarëve dosjen e plotë të korrupsionit dhe të badërdisë që është bërë me prona e paluajtshme nga Ministria e Mbrojtjes. Balla është shprehur se po privatizohen duke kaluar në pronësi të privatëve objekte të rëndësishme brenda vijës së verdhë në qytete të ndryshme të vendit. Fare mirë një pjesë e pronave të ushtrisë që Arben Imami ka shitur dhe po shet, tha deputeti Balla, mund të përdoreshin për nevoja strehimi, për ambiente mësimore apo shërbim mjekësor, qendra sociale për fëmijët apo moshat e treta.

Gjatë deklaratës së tij Balla theksoi:
"Janë plot 17,114,493 metra katrorë objekte dhe troje prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shtetit dhe qytetarëve në drejtim të disa privatëve. Janë reparte ushtarake brenda vijës së verdhë të qyteteve: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë; Janë reparte ushtarake, baza të rëndësishme, në të gjithë shtrirjen e bregdetit Shqiptar si Bisht Palla, kalaja e Ali Pashës, tunelet e nëndetëseve, Shkolla e Marinës që do t’i jepen privatëve. Reparte ushtarake tek rëra e hedhur në Shëngjin, në bregdetin e Kurbinit, në Durrës, në Kavajë, në Fier, në Vlorë: Novosela, Narta, Zvërneci, Pusi i Mezinit, Kanina, Uji i Ftohtë, Rradhima, Orikumi, Karaburuni; më poshtë Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lëkursi, Ksamili. Vetëm në Karaburun janë mbi 160 mijë metër katrorë, duke përfshirë Ravenën, Kepin e Gjuhëzës apo edhe depot në Orikum"

KOMENTE