English

Qyteti Studenti, këtë vit edhe me godinë për çifte

Nesër të gjitha universitetet në Shqipëri hapin dyert për të pritur studentët e rinj por dhe ata që janë në vazhdim të studimeve të tyre.

6200 studentë të ardhur jo vetëm nga mbarë Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Kina do të ulen në audtoret e universiteteve.

Krahas auditoreve të universiteteve për pjesën e studimit një përgatitje e madhe është bërë edhe në Qytetin Studenti, i cili do të shërbejë si shtëpi e dytë për studentët.

Kushtet në godina çdo vit vijnë dhe përmirësohen për të bërë jetën e studentëve sa më komode dhe me të gjitha kushtet e jetësës bashkohore. Por e veçanta e këtij viti qëndron se krahas godinave të tjera një godinë do të jetë për çiftet e reja apo të dashuruar, apo vëlla e motër të cilët duan të jetojnë bashkë. Kjo godinë do të jetë gati në 15 tetor.

Drejtori i këtij "Qyteti " Bujar Brovina se godinat janë gati për akomodimin e studentëve,me një numër jo më shumë se 2-3 në dhomë, ndërkohë që për të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar afati i regjistrimeve shtyhet deri më datën 15 tetor.
Brovina gjithashtu ka premtuar se vitin tjetër do të ofrohen 4 bujtina të tjera me standarte të larta.

KOMENTE