Në kuadër të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës, Shoqëria e Ujësjellës - Kanalizimeve po punon me intensitet të plotë për realizimin e projekteve për rikonstruksione dhe ndërtime të rrjeteve shpërndarëse apo linjave të transmetimit të ujësjellësit si dhe kanalizimeve për të gjithë zonën. Kjo është bërë falë investimeve të njëpasnjëshme të UKT-së dhe zbatimit të porjekteve të ndryshme në të mirë të banorëve të zonës.
Ujësjellësi i Tiranës po kryen këtë periudhë disa investime themelore në rrjetin e transmetimit të ujit të pijshëm, që mbulon gjithë qytetin. Linjat dhe depot e reja pritet të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm.