Policia e Shkodrës ka ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare të Hani të Hotit shtetasin rumun, pasi në automjetin e tij iu gjendën 100 kg kanabis sativa.
Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi por policia bën të ditur se në dokumentat e tij u gjet dhe një kartë identiteti italiane, që mendohet se e përdorte për aktivitetin e tij të drogës gjatë kalimeve kufitare.