English

Gjergj Ndreca, ish-i përndjekur politik, që ndodhet në grevë i vë flakën vetes (VIDEO)

Sot është dita e 16-të e grevës së urisë nga ish-të përndjekurit politikë dhe siç kishin lajmëruar do të mbahej një protestë para parlamentit.
Ata kanë premtuar : “nuk lëkundemi nga kërkesat tona ekonomike dhe politike deri në vetëflijim”.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga Tv A1 Report tregojnë qartë momentet kur ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca del nga çadra, dhe largohet disa metra më tutje. Në dorë mbante një shishe me benzinë me të cilën lag rrobat. Në momentin kur po tenton të ndezë shkrepësen shokët e tij e kuptojnë dhe një polic tentojnë t'i vijnë në ndihmë për ta ndaluar.

Ndërsa Ndreca bërtet: "Më vini shkrepësen", shokët i kanë lidhur duart prapa. Një nga shokët e tij, Pal Shqefni i ndodhur para Ndrecës, ndez çakmakun dhe rrobat e grevistit marrin flakë menjëherë. Në një moment shokët dhe polici largohen dhe më pas tentojnë ta shuajnë duke i hedhur ujë dhe mbuluar me batanie. Gjergj Ndreca është dërguar në spital në gjendje të fikti. Sot eshte dita e 17-te e greves se urisë dhe akoma greva e tyre s'ka marrë asnjë zgjidhje.
1397

KOMENTE