Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare dy ditore në Vjenë të Austrisë.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Kuçi do të pritet në takim nga Ministrja Federale e Drejtësisë së Austrisë, Beatrix Karl, ndërsa do të takohet edhe me deputetë austriak të Komisionit Parlamentar për Çështje të Drejtësisë.
Po ashtu, Ministri Kuçi do të takohet edhe me Presidentin e Odes së Noterëve të Austrisë, Ludwig Bittner.
Gjatë këtyre takimeve, nderë të tjera do të bisedohet për thëllimin e bashkëpunimit të Kosovës dhe Austrisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe në sistemin noterial.