English

Njeriu që do të kërcejë në Tokë në një distancë prej 37 km

Felix Baumgartner, mëngjesin e të martës që vjen, pasi do të ngjitet në hapësirë me një balon gjigant, posaçërisht të ndërtuar për këtë hedhje, do të kërcejë më pas për në Tokë në një distancë hapësirë-Tokë 37.0149 km.

Nisja do të bëhet nëse dhe erërat do të jenë në parametra favorizues. Në jo më shumë se 20 minuta e gjithë bota do të mësojë për austriakun e guximshëm dhe hedhjen e tij.

Kjo duket çmenduri për të tjerët por ai është një sportist i sporteve më ekstreme, dhe për 5 vjet një ekip mjekësh dhe pilotësh janë duke u kujdesur për Felix Baumgartner.

Që kur gruaja e tij astronaute Laurel u vra në vitin 2003, kur anija e hapësirës Columbia, u shpërbë mbi Teksas, ish-kirurgu i fluturimeve të Nasa-s ia ka kushtuar jetë karrierës së tij, për të punuar dhe për të përmirësuar shanset e astronautëve, për të mbijetuar në fatkeqësi të ngjashme të këtyre lartësive.

Trupi i tij do të jetë i mbështjellë me një skafandër projektuar posaçërisht, për këtë lloj hedhje, që ka një shtresë izoluese të jashtme që mund të përballojë temperatura ekstreme, dhe një shtresë hermetike të brendshme të mbushur me presion oksigjeni.

Nëse gjithçka shkon mirë udhëtimi i tij do të jetë vetëm 3 orë.
Felix do të udhëhiqet nga koloneli i forcave ajrore të SHBA-së që mban rekordin e hedhjes nga një distancë 102,800 feet në vitin 1960.

KOMENTE