Sot në mbrëmje në Tetovë do të nisë “Festivalit i filmit të ri gjerman”. Hapja e këtij festivali nis me filmin "Der Albaner" (shqiptari), filmi më i shpërblyer gjerman për 2011 me regji të Johannes Naber.
"Der Albaner” (Shqiptari) është një film që flet për Arbenin, një shqiptar i ri cili nuk ka mundësi të shkojë në shkollë. Ai detyrohet të punojë ilegalisht në Greqi, mirëpo paratë që fiton nuk i mjaftojnë për të ushqyer familjen e tij, e cila jeton në një fshat të vogël në malet e egra. Atij i nevojiten 10 000 euro; e dashura e tij është shtatzënë . Fisi i saj e “burgos” vajzën në shtëpi, derisa Arbeni të sjell paratë. Arbeni vendos që të punojë ilegalisht për të siguruar paratë, në Gjermani pa ditur asnjë fjalë gjermanisht. Ai takohet me Zllatkon i cili e vë në kontakt me një bandë kontrabandistësh.
“Speigel “ online , kështu komenton rreth filmit: “Ky film i dekoruar me disa çmime është vepër e Johannes Naber na çon në një botë të errët, me të cilën gjermani i rëndomtë nuk ndeshet kurrë; një botë ku mbisundon shtypja e egër. Një dramë sociale me skena bindëse nga qyteti i madh,plot me tension dhe me një kryeprotagonist të shkëlqyeshëm”.
Ky film ka të fituar cmimin “Max Ophus” 2011, dekorimin për aktorin më të mirë në Festivalin e 47-të në Antalia dhe në festivalin e 32-të Ndërkombëtarë në Moskë.
Pas shfaqjes së filmave do të organizohet koktej në hapësirat e Qendrës për Kulturë - Tetovë.
Festivali do të vazhdojë deri më 10 tetor ku do të shfaqen filma të prodhuar gjatë 2011.