Ushtria turke u kundërpërgjigj me zjarr artilerie edhe sot pasi një predhë sirian goditi territorin e saj, dhe presidenti i Turqisë paralajmëroi se në Siri po ndodhin “skenaret më të këqinj të mundshme”
Presidenti turk Abdullah Gul i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bërë më shumë përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit 19-mujor të Sirisë, e cila ka marrë më shumë se 30.000 jetë, sipas disa vlerësimeve, dhe është përhapur frika e një përhapje të luftës në rajon.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Kii Moon paralajmëroi për rrezikun e shkallëzimit të konfliktit përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, si dhe pasojat e krizës siriane në Libanin fqinj. Zoti Ban i përsëriti thirrjet për një zgjidhje politike të konfliktit, për të cilin ai tha se është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund krizës.
Më parë, Këshilli Kombëtar Sirian, ka thënë se presidenti Bashar al-Asad dhe rrethi i tij i brendshëm duhet të japë dorëheqjen përpara se bisedimet e tilla mund të fillojnë. Megjithatë, shefi i KNS tha të hënën se bisedimet do të jenë të mundura vetëm me anëtarët e regjimit të cilët nuk kanë gjak në duart e tyre.
Turqia ka rritur dërgimin e artilerisë përgjatë kufirit të trazuar, raportojnë mediat turke.