English

Këshilla mbi disa ushqime që ndiheni mirë

Lajthitë Janë të pasura me magnezium. Sipas disa studimeve, ndihmojnë për të mbajtur nivele të ulëta të kortizolit (i njohur si hormoni i stresit). Kujdes, lajthitë janë të pasura me kalori, kështu që, kush është në dietë, nuk duhet ta teprojë me konsumimin e tyre.

Brokoli- Ka pak kalori, shumë acid folik dhe favorizon reduktimin e stresit.

Sheqeri- Ëmbëlsira ul nivelin e stresit. Mjafton një majë luge sheqer në gojë për të patur një efekt të ndjesisë së mirë. Kush nuk është në dietë nuk bën gabim të hajë torta dhe ëmbëlsira.

Karbohidratet- Ushqimet e pasura me karbohidrate rrisin nivelin e serotoninës, duke ndikuar te humori dhe duke sjellë çlodhje.

Omega 3- Pjatat me salmon dhe ushqimet e tjera që përmbajne Omega 3, janë eliksirët e shkëlqyer për shëndetin e qelizave të trurit. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë yndyrna të shëndetshme ndihmon luftimin e stresit në mënyrën e duhur.

KOMENTE