English

Plagosen 3 veta në mjediset e spitalit Shkodër

Në mjediset e spitalit të qytetit të Shkodrës, është arrestuar nga blutë e Shkodrës 29-vjeçari Albert Shkëmbi, si autori i një plagosje të ndhodhur ditën e hënë ndërsa është shpallur në kërkim Nikolin Shytani 45-vjeç.
I dëmtuari Agostin Nika 33-vjeç, lindur në fshatin Temal, të rrethit Shkodër dhe banues në fshatin Hot i Ri, është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ngjarja
Sipas policisë i plagosuri me armë zjarri Agostin Nika dhe 45-vjeçari Nikolin Shytani janë konflktuar me Albert Shkëmbin i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Agostin Nikës.

Gjatë konfliktit është plagosur me mjete të forta edhe autori i ngjarjes Albert Shkëmbi, i cili është goditur përsëri pas plagosjes së shtetasit Agostin Nika, nga shtetasi Nikolin Shytani 45-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,i cili është shpallur në kërkim nga komisariati i policisë Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit ndaj shtetasit Albert Shkëmbi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër pistolete TT, me 6 copë fishekë, model 54.

Akuza për 29-vjeçarin Shkëmbi është ajo e “Vrasjes së mbetur në tentativë “ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake “ ndërsa ajo në ngarkim të shtetasit Nikolin Shytani ”Plagosje e lehtë me dashje”.

KOMENTE