Shkak i një zjarri në katin e 6-të të një banese në zonën e Freskut Tiranë, ka qënë një bombol gazi.
Sipas kryefamiljarit të kësaj banese, Skender Allkoçi, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhës së bombulës së gazit, por fatmirësisht kanë qenë forcat e shumta të zjarrëfikeseve, të cilët kanë mberritur menjehere në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa vajza 12 vjeçare është larguar menjëherë pasi ka identifikuar flakët e para.
Shpërthimi ka alarmuar dhe banorët e pallatit pasi ka çuar në hapjen e flakëve dhe thyerjen e disa xhamave të apartamenteve.
Ndaj çdo ditë e më tepër bombolat e gazit po bëhen përveçse shkatërrimtare në dëme materiale, edhe vdekjeprurëse duke marrë jetë njerëzish.