Kirurgët në Pakistan kanë hequr plumbin nga një vajzë 14-vjeçare e cila u qëllua në kokë nga persona të armatosur talebanë në luginën Swat.
Malala Yousafzai, një aktiviste për të drejtat e vajzave, është raportuar të jetë në një gjendje të qëndrueshme, pas operacionit.
Persona të armatosur sulmuan Mis Yousafzai dhe dy vajza të tjera në kohën që ato u larguan nga shkolla të martën.
Militantët thanë se e vunë në shënjestër sepse ajo "promovon sekularizmin."
Një zëdhënës për grupin militant islamist, Ehsanullah Ehsan, i tha BBC Urdu të martën se Mis Yousafzai nuk do të kursehet pësëri nëse ajo mbijeton.
Malala Yousafzai filloi blogun e saj në moshën 11 vjeçare. Yousafzai erdhi në vëmendjen e publikut në vitin 2009 duke shkruar një ditar për BBC Urdu rreth jetës nën militantët talebanë që kishin marrë kontrollin e luginës.
Grupi taleban pushtoi Luginën Swat në fund të vitit 2007 dhe mbeti në kontroll de facto deri sa ata u dëbuan nga forcat ushtarake të Pakistanit gjatë një ofensive në vitin 2009.
Ndërsa ishin në pushtet ata mbyllën shkollat e vajzave, dhe shpallur ligjin islamik si dhe morën disa masa të tilla si ndalimin e muzikës në makina.
Politikanët pakistanezë të udhëhequr nga presidenti dhe kryeministri dënuan të shtënat, që Departamenti amerikan i Shtetit i ka quajtur barbare dhe frikacake.