Shqipëria ka plotësuar katër prioritete:
. funksionimi i Parlamentit,
. miratimin e ligjeve me 3/5,
. zgjedhjen e Avokatit të Popullit,
. dëgjimin dhe votimi në parlament për institucione kyçe si dhe ndryshimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet.
Progres-raporti i cili i është dorëzuar kryeministrit Berisha nga kreu i ambasadës së Bashkimit Europian, Ettore Sequi, vlerësohet se vendi është në rrugën e plotësimit të dy prioriteteve të tjera kyçe, që lidhen me administratën publike dhe përmirësimin e trajtimit të të paraburgosurve.
"Shqipëria duhet të demostrojë angazhim maksimal në të gjitha reformat e ndërmarra dhe përmbushjen e të gjitha prioriteteve.
Shqipëria duhet të bëjë progres në respektimin e të drejtave themelore por edhe në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu dialogu mes palëve është i domosdoshëm për përmbushjen e reformave të kërkuara” ka shtuar Fyle.
"Një fokus i veçantë kërkohet për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare; përforcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore; përpjekjet e vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndjekjen penale, masat efektive për forcimin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe politikave anti-diskriminim dhe, zbatimin e të drejtës së pronës. Zhvillimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test thelbësor për angazhimin ndërpartiak dhe reformën e re zgjedhore dhe një parakusht për çfarëdolloj rekomandimi për çeljen e negociatave. Dialogu i qëndrueshëm politik dhe vijimi i përpjekjeve në të gjitha fushat e mbulura nga prioritetet kyçe do të mbetet thelbësor për zbatimin e reformave dhe garantimin e të ardhmes europiane të Shqipërisë", tha Fyle.
Propozimi i Komisionit për status të kushtëzuar, i kalon tashmë për shqyrtim vendeve anëtare, të cilat për çështjet e zgjerimit, duhet të vendosin në unanimitet gjatë Këshillit të BE-së, në Dhjetor të këtij viti. Marrja e statusit do të varet nga plotësimi i reformave të mbetura, por dhe nga gadishmëria e ndjeshmëritë e secilit vend anëtar të BE-së ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Raport-progresi i plotë për Shqipërinë dhënë nga Këshilli Europian:
Marrëveshja politike e nëntorit 2011 ndërmjet qeverisë dhe opozitës shënoi fundin e një periudhe të gjatë ngçrci politik nisur që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Kjo marrëvëshje shërbeu për t`iu adresuar reformave parlamentere dhe zgjedhore dhe të krijojë një klimë politike për t`iu bashkuar përpjekjeve për reforma në vende të tjera. Si rezultat, dialogu politik dhe bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm duke lejuar progresin në reforma.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një linjë me kushtetutën, por procesi politik që rrethoi zgjedhjet nuk ishte gjithëpërfshirës ashtu siç pritej. Pavarësisht një ngadalësim të reformave , marrëveshja politike nisi të përmbushej.
Shqipëria ka bërë progres të mirë drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësimin në BE, duke dorëzuar një numër reformash kundrejt 12 kritereve të opinionit të komisionit në 2010-ën. Shqipëria vazhdon të zbatojë marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Marrëveshja vazhdon të luaj një rol konstruktiv në rajon. Shqipëria ka përmbushur 4 nga prioritetet kyçe, të cilat janë funksionimi i parlamentit , votimi i ligjeve të mbetura pezull, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe seanca dëgjimore për procesin e votimit të institucioneve kryesore dhe modifikimi i legjislacionit për zgjedhjet.
Shqipëria është në rrugën e saj për të plotësuar dy prioritetet kyçe përsa i përket administrimit publik dhe përmirësimit të trajtimit të të dënuarve. Koordinimi i mirë i procesit integrues nga qeveria dhe bashkëpunimi efektiv nga opozitën lejoi progresin në prioritetet kyçe që mbulojnë reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit; për shembull reformimi në sistemin e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve dhe miratimi i ligjit për gjykatën administrative.
Mbeten ende disa nga prioritet për tu përmbushur si lufta kundër krimit të organizuar, reforma për pronën po ashtu edhe politika anti-diskriminuese, përfshi këtu të drejtat e grave. Disa hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmerren është rritja e masave për asetet kriminale, miratimi i strategjive për reformën për pronën dhe ndryshimet në kodit penal duke forcuar sanksionet për dhunën në familje.
Shqipëria ka nevojë të ndërtojë mbi progresin e arritur dhe të marrë hapa konkrete për të përshpejtuar luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtesi në mënyrë që të sigurojë pavarësinë e saj, efektshmëri dhe përgjegjësi.
Reforma në administratën publike dhe drejtësi kanë nevojë për përfundim dhe procedurat e rregullave parlamentare të rishikohen. Vëmendje e veçantë është e nevojshme në përmbushjen e angazhimeve në drejtim të të drejtave të njeriut duke përfshirë kushtet e jetesës së komunitetit rom. Vazhdimësia e dialogut politik në reforma mbetet nevojë në drejtimin e sigurimit të funksionimit dhe forcimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike të vendit tonë.
Zgjedhjet parlamentare në vitin 2013 do të jetë një test i rëndësishëm i ligjit të ri elektoral dhe i vazhdimësisë së angazhimit të partive në reforma. Duke qëndruar në reformat e momentit fokusi do të jetë në përmbushjen e legjislacionit dhe politikave në fushën e ligjit , do të jetë thelbësore.