Një banesë në Valias të bashkisë Kamzë, është përfshirë nga flakët dhe si rezultat ka humbur jetën 24 vjeçari pasi u asfiksua nga zjarri.
Burimet e para thonë se viktima është Sajmir Arifi, 24 vjeç nga qyteti i Kukësit.
Policia e mbërritur dhe një grup ekspertësh po heton çështjen edhe pse dyshimet e para janë mbi një shkëndijë elektrike.