English

Balena gjigante 47 ton, del në breg e ngordhur

Një pjesë e madhe e bregdetit në Afrikën e Jugut ka qenë e mbyllur pasi një balenë 15 metra e gjatë kishte dalë në breg e ngordhur pas një sulmi nga peshkaqenët e bardhë.

Autoritetet e hoqën balenën e cila ishte tepër e vështirë pasi peshonte 47 ton por përsëri pjesa e plazhit nga Muizenberg në Monwabisi do të qëndrojë e mbyllur si masë paraprake pasi peshkaqenët kohët e fundit janë shtuar tepër dhe nuk duan që të jetë një rrezik edhe për njerëzit.

Claire McKinnon, menaxher i spastrimit në Cape Town tha se shkencëtarët biologë kanë marrë mostra të balenës për të gjetur shkakun e vdekjes së saj.

Por mendohet se peshkaqenët kanë sulmuar balenën pasi ajo mund të ketë patur probleme mbi shëndetin e asj dhe nuk do të ketë qënë shumë aktive, pasi në të kundërt nuk është e lehtë që një balenë të sulmohet nga peshkaqeni i bardhë dhe të ngordhë.

KOMENTE