English

KESH-i do të marrë kredi 40 milionë euro për importin e energjisë

KESH-i do të marrë kredi 40 milionë euro, për importin e energjisë dhe për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja në vend. Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Qeveria autorizon sipërmarrjen e KESH-it të marrë kredi prej 40 milionë eurosh, për dy qëllime kryesore. Qëllimi i parë që të bëjë import të energjisë, pasi këtë detyrim ligjor kontraktual kompania CEZ nuk e ka përmbushur. Në këto kushte, për të përballuar situatën e krijuar nga mospërmbushja e këtij detyrimi shumë të rëndësishëm, autoritetet shqiptare duhet të autorizojnë KESH-in për të importuar energji dhe, natyrisht, të garantojnë edhe shumën e domosdoshme për importin e saj. Ne jemi të përcaktuar që, për sa kohë të ketë energji të treg, shqiptarët nuk do të mbeten pa energji. Ky është përcaktimi ynë. Një pjesë të kësaj kredie, KESH është i autorizuar ta përdorë për të blerë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e reja, të cilat kanë bërë investimin dhe tani janë shndërruar në një burim të rëndësishëm furnizimi me energji të vendi. Një burim gjithnjë në rritje, KESH-i do të shlyejë detyrimet që ka ndaj këtyre kompanive”.

KOMENTE