Bashkia e Përmetit i ka vënë çelësin derës së saj dhe vetë kryetari i Bashkise së Përmetit e ka mbyllur derën e Bashkise që ai drejton duke larguar edhe punonjësit. Vendimi ekstrem dhe demostrativ është bërë për shkaqe tërësisht financiare.
Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, bëri të ditur se shkak është bërë bllokimi i grantit vjetor që jepet nga pushteti qendror për Përmetin. ‘Vendimi u mor sot pas një mbledhjeje urgjente. Nuk kemi para për të paguar punonjësit’.
Kryetari shprehet se borxhi nuk i takon bashkisë Përmet për t'u paguar pasi kur është krijuar ujësjellësi nuk ishte në administrim të bashkisë.
Por mbyllja e Bashkisë ka sjellë dhe mbylljen njëkohësisht dhe të Çerdheve, kopshteve dhe gjithë institucioneve që varen nga bashkia, pasi nuk ka fonde për pagesat e punonjësve.