English

Këpucë super të çuditshme. Me siguri për Lady Gagan (FOTO)

Lady Gaga është e njohur për dashurinë e saj të takave të çuditshme, dhe këtë radhë ajo do të jetë e para që do të provojë ndoshta një lloj këpce me dizenjim tepër të veçantë nga studentja e Afrikës Jugore Leanie van der Vyver, e cila arriti të dizenjonte këto këpucë si projekt për diplomimin e saj.

Leanie, nga Cape Town, Afrika e Jugut ka projektuar projektin e saj të diplomimit në Académie Rietveld Gerrit në Amsterdam.

"Kam shkruar tezën time se si njerëzit janë duke luajtur Zotin me trupat e tyre, vazhdimisht në kërkim të përsosjes dhe së fundi kam zbuluar se kjo përsosmëri ka arritur kulmin në modën dhe industrinë e bukurisë". tha ajo

"Bukuria është aktualisht në çdo kohë, duke e lejuar këtë projekt për të eksploruar çfarë shtrihet përtej përsosmërisë.

Këpucët mund të shihen në një ekspozitë në Amsterdam, që do të zgjasë deri më 4 nëntor në galerinë Peregrini Castrum.

KOMENTE