Një djalë 23 vjeç i cili trajnohej në sportin e boksit ka helmuar veten duke prië një lëndë vdekjeprurëse që u hidhet insekteve në fermë, pasi kishte lexuar disa mesazhe të dyshimta në telefonin e të dashurës së tij.
Christopher Forkin, 23, nga Waterfoot, Lancashire kishte gjetur një moment në shtëpi, kur e dashura e tij kishte dalë jashtë dhe kishte vendosur të vetëhelmohej, duke lënë dhe një shkrim: "Ju jeni ashtu si pjesa tjetër e tyre".
Forkin kishte vetëm 1 muaj që ishte njohur me 21 vjeçaren Paige Nuttall, dhe ata kihin patur një grindje mes tyre lidhur me disa mesazhe në telefon që ajo kishte marrë nga një mike e saj. Më pas ajo ka dalë nga shtëpia e tij duke i thënë që të qetësohej ndërkohë po blinte disa cigare. Por ajo kthehet pas disa minutash pasi kishte harruar të merrte lekët dhe pa se i dashuri i saj po luftonte me vdekjen . Ajo e ndihmoi atë duke i mbajtur gjuhën që të mos mbytej, deri sa ambulanca erdhi por ai vdiq më vonë në spital.
Gjyqi është në vazhdim pasi akoma nuk janë zbardhur plotësisht detajet madje dhe çfarë mesazhe ai ka lexuar.