English

Berisha: Himnit kombëtar t'i shtohen dhe vargjet e hequra që flasin për besimin në Zot (VIDEO)

Ditën e djeshme në Komitetin për 100 vjetorin e Pavarësisë, se fryma e kremtimeve për këtë shekull pavarësi do jetë uniteti kombëtar për të vlerësuar sakrificat e shqiptarëve për liri e dinjitet, kudo, në të gjitha trojet shqiptare, Kryeministri Berisha prezantoi disa nga aktivitet e pritshme në edhe në Kosovë e Shkup, në këtë kuadër. “Nuk duhet harruar se deri para vitit 1912, Shkupi ishte epiqendra e shqiptarëve. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu, se Kuvendi i Shkupit ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme, për t’u shkëputur nga autonomia dhe për të kaluar në tezën e pavarësisë,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa lajmëroi edhe vizitën e tij, të premten, në Kosovë, për kremtimin e vendosjes së shtatoreve të dy patriotëve të shquar atje, Ali Ibra dhe Isa Boletini.

Gjithashtu Kryeministri Berisha mbështeti propozimin e anëtarëve të Komitetit për rikthimin e himnit kombëtar në formën e tij të plotë, duke i rikthyer strofën “e përzënë nga stihia ateiste”, në formën që e shkroi Asdreni. “Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë, sepse Zoti dhe kombi janë një e të pandarë, në sensin që dashuria për kombin dhe vendin buron nga fryma e Zotit.”

Pra pikërisht: "Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojme në”, janë vargjet të cilave i referohet shefi i qeverisë e për të cilat ai kërkoi t’i bashkëngjiten himnit aktual kombëtar.

Por një moment si duket kryeministri gabon në thënien e saktë të emrit të autorit Aleksandër Sotir (Stavre) Drenova”.

Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu të vazhdojë evidentimi i ngjarjeve më të mëdha të këtij shekulli. Ai e konsideroi një boshllëk mungesën ende të një monumenti kushtuar dëshmorëve të kombit që ranë në luftën çlirimtare të Kosovë.

“Kjo luftë, - tha Kryeministri - ishte një luftë që bashkoi kombin, në traditën më të mirë të tij: e bashkoi në përpjekjen për çlirim, në përpjekjen për të përballuar spastrimin etnik dhe dëbimet masive të shqiptarëve nga Kosova dhe kjo duhet të bëhet element monumental, në nderimin e vet. Është shumë e rëndësishmeqë të rënët e kombit të nderohen kudo, pavarësisht se kanë rënë në territorin e Shqipërisë, të Kosovës apo trojeve të tjera shqiptare.”
1417

KOMENTE