Amerikanët Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka u shpallën fitues të çmimit Nobel në kimi për vitin 2012.
Akademia Suedeze e Shkencave në Stokolm i njoftoi sot fituesit e çmimit prestigjoz.
Shkencëtarët Lefkowitz dhe Kobilka e fituan çmimin për kërkimet e tyre mbi receptorët e qelizave, të cilët janë përgjegjëse për mënyrën se si ilaçet farmaceotike absorbohen nga trupi.
Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave tha se të dy studiuesit kishin bërë zbulime të përurimit, kryesisht që në vitet 1980, në një familje të rëndësishme të receptorëve, i njohur si receptorët G-proteina.
Zoti Lefkowitz, profesor në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, tha se ishte "tronditur dhe habitur" kur dëgjoi lajmin, i cili, shtoi ai, i erdhi ndërsa po flinte.
Zoti Kobilka është profesor në Universitetin Stanford në Kaliforni.
Njoftimet për çmimet Nobel filluan të hënën me çmimin në mjekësi, i cili u fitua nga studiuesit e qelizave embrionale, John Gurdon nga Britania dhe Shinya Yamanaka nga Japonia. Amerikani David Wineland dhe francezi Serge Haroche u shpallën dje fitues në fizikë për kërkimet e tyre në fizikën kuantike, në veçanti në optikën kuantike, që merret me kapjen dhe manipulimin e grimzave të dritës.