English

Çmimi Nobel për Paqen i jepet Bashkimit Evropian

Bashkimit Evropian i është dhënë Çmimi Nobel për Paqe për gjashtë dekada të punës në avancimin e paqes në Evropë.

Komiteti tha se BE-ja ka ndihmuar në transformimin e Evropës "nga një kontinent i luftës në kontinentin e paqes".

Çmimi vjen në një kohë kur BE-ja përballet me krizën më të madhe të historisë së saj, të recesionit dhe trazirave shoqërore në shumë prej shteteve anëtare të saj.

Duke njoftuar çmimin, Nobel, Thorbjoern Jagland, presidenti i komitetit ka pranuar dhe problemet aktuale financiare të BE-së dhe trazirat sociale.

Por ai tha se komiteti ka kërkuar që të përqendrohet në punën e bërë gjatë gjashtë dekadave të avancimit të "paqes dhe pajtimit në demokracinë dhe të drejtat e njeriut".
Z. Jagland theksoi punën e BE-së në nënshkrimin e pajtimit në mes të Francës dhe Gjermanisë në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe organizimin për inkorporimin e Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë, pasi regjimet autoritare të tyre u shembën në 1970.

Puna e pajtimit të BE-së ka lëvizur tani në vendet e Ballkanit, tha ai, dhe theksoi se Kroacia ishte në prag të anëtarësimit.

Presidenti i Komisionit BE, Jose Manuel Barroso tha në Twitter:

"Është një nder i madh për të gjithë 500 milion qytetarët e BE-së, që të marrin Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2012".

KOMENTE