English

Ministri Haxhinasto takon ambasadorin egjiptian z. Ahmed H. Abdellah

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Egjiptit në Tiranë z. Ahmed H. Abdellah.

Z. Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Egjiptit duke u shprehur se në aspektin ekonomik, këto marrëdhënie duhet të njohin nivele edhe më të larta.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me bashkëpunimin në fushën e nxitjes së investimeve të huaja dhe të nxitjes së eksporteve, bashkëpunim që mund të realizohet nëpërmjet organizimit të panaireve të përbashkëta tregtare, organizimit të forumeve të biznesit apo vizitave të ndërsjellta, shkëmbimit të vizitave në nivel ekspertësh e biznesmenësh.

Gjithashtu u ra dakord për mbledhjen e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik, Tregtar dhe Teknik.

KOMENTE