English

Skena tronditëse. 6 vjeçari sheh vrasjen e familjes së tij (FOTO)

Këto fotografi tronditëse tregojnë momentet e tmerrshme të një gjashtë-vjeçari i cili është detyruar të përshkruajë se si ai i pa prindërit e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes të vriten.

Gjashtë-vjeçari Carlos Daniel Gonzalez dhe katër-vjeçarja, motra e tij Izabel shpëtuan jetën e tyre duke u fshehur nga vrasësit pasi ata vranë nënën dhe babanë e tyre në fshatin Las Escoba', në komunën Villa Canales, Guatemalë.

Shtatë anëtarët e familjes Gonzalez, duke përfshirë një foshnje tetë muajshe dhe një tetë-vjeçar, u masakruan nga grupi i të huajve. Vrasjet besohet se kanë qenë lidhur me pronësinë e tokës.
Pas vrasjeve të përgjakshme, dy jetimët të tmerruar u kthyen në vendin e krimit me autoritetet lokale për të shpjeguar se çfarë kishin parë.

Sipas Grupit mbikqyrës të Krizave Ndërkombëtare, Guatemala është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe përbën një popullsi prej 14 milion banorë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, më shumë se 96 për qind e të gjitha krimeve të pandëshkuara në Guatemalë dhe korrupsionit përshkojnë të gjitha nivelet e qeverisë dhe policisë.
41 % e këtyre vdekjeve janë të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa grabitjet janë një tjetër krim i zakonshëm.

Lufta Civile e Guatemalës përfundoi në vitin 1996 dhe presidenti i tanishëm është Otto Pérez Molina, që fitoi zgjedhjet në 2011.

KOMENTE