English

Takimi Nishani-grevistë. Asnjë zgjidhje përfundimtare

Pas kërkimit të një takimi nga ana e Presidentit Nishani me përfaqësues të grevistëve, sot është bërë i mundur takimi në presidencë, nën ndërmjetësimin e ambasadës së SHBA-së dhe Zyrës së Prezencës së BE-së në Tiranë.

Rreth 1 orë, ka zgjatur takimi ku tre përfaqësues të ish të burgosurve politikë të shoqëruar edhe nga Zv. ambasadori i SHBA-së në Tiranë zhvilluan takimin me kreun e shtetit Bujar Nishani, ku në përfundim të tij nuk është arritur asnjë marrëveshje mes presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të ish të burgosurve politikë.

Më pas në pronocimin për mediat përfaqësuesit e ish-të burgosurve politikë vlerësuan takimin me presidentin Nishani duke theksuar se ky takim është edhe një shteg për të vijuar më pas me plotësimin e kërkesave të tyre.

"Presidenti Nishani u tregua i vëmendshëm për të dëgjuar kërkesat tona. Pamë predispozitetin e presidentit për të gjetur një zgjidhje por nuk kemi mbërritur në një përfundim. Presidenti i mbajti shënim kërkesat tona dhe la të hapur shtegun e bisedimeve”, theksuan ata.

Greva do të vazhdojë deri në një zgjidhje përfundimtare, janë shprehur grevistët.

KOMENTE