English

7-8 racione në ditë me fruta dhe perime, do të jetoni "përgjithmonë"

Ata që hanë 7-8 racione në ditë me fruta dhe perime ndihen më të gëzuar, më të dashur ,dhe më optimist për të ardhmen.

Dihet që frutat dhe perimet janë çelësi i një jete të shëndetshme dhe të lumtur.

Shkencëtarët në studimin e fundit që sapo kanë përfunduar dhe botuar në revistën mjekësore, janë habitur nga rezultatet e marra lidhur me lumturinë e njerëzve që morën pjesë në studim, si ata ndiheshin dhe me shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Të gjithë pjesëmarrësve që iu dhanë 8 porcione me fruta dhe perime në ditë ishin shumë herë më mirë mendërisht dhe fizikisht, sesa ata që morën më pak.
Shto këtu dhe shëtitjet apo gjimnastika që të sjellin humorin.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se si frutat dhe perimet përmirësojnë mirëqenien, ato përmbajnë kimikate të njohura si antioksidantë, të cilat reduktojnë nivelin e stresit.

Kohët e fundit studimet kanë gjetur se fëmijët që hanë më shumë fruta dhe perime janë më pak të rrezikuar nga depresioni në jetën e mëvonshme.
Profesor Andrew Oswald, i Qendrës për avantazh konkurrues në ekonominë globale në Departamentin Warwick Universitetin e Ekonomisë i cili kreu kërkimet, ka thënë: "Ky studim ka treguar rezultate të habitshme. Ky është një model tepër i fortë dhe ne u habitëm kur pamë të dhënat.

E vërteta është se midis frutave dhe perimeve ka një marrëveshje dhe bashkëpunim tepër shëndetsor dhe paqësor me jetën.

KOMENTE