Një qen ngordhi pasi u godit me thikë 23 herë në një sulm të "tërbuar" nga një tjetër pronar qeni.
Nëna e tre fëmijëve Daisy Jenkins qau ngordhjen e qenit të saj të llojit Bulldog dhe që e quante Tyson pas sulmit që ndodhi gjatë ditës së djeshme.
Qeni i saj kishte patur një përleshje me një qen tjetër në një kryqëzim afër shtëpisë, në veri të Londrës Hampstead.
Ai ishte përleshur me një qen tjetër duke e kafshuar me dhëmbë qenin tjetër, dhe kur pronari i qenit doli ishte i tmerruar, dhe kishte thirrur për pronarin e bulldog, por asnjë nuk qe përgjigjur.
Atëherë ai kishte menduar të zgjidhte vetë problemin duke e vrarë me thikë.
Më pas qeni qe gjetur nga e zonja e tij e cila kishte lajmëruar policinë që arrestoi personin që vrau qenin.
Por Wayne Stearman, 41 vjeç ka mbrojtur veten se ai përbënte një rrezik, pasi ai iu sul qenit të tij sikur të ishte një luan.