English

Mike Tyson merr vizën për të vizituar Australinë, pas refuzimit në Zelandën e Re

Mike Tyson kampioni i boksit ka marrë një vizë për të vizituar Australinë pas një refuzimi nga Zelanda e Re ku ai kishte aplikuar më parë, për arsye se ai është një përdhunues i dënuar.

46-vjeçarit i është dhënë leje për të qëndruar në Australi gjatë turneut 'Day of the Champions' ku ai do të udhëtojë në të gjithë vendin për të dhënë bisedime frymëzuese për tejkalimin e vështirësive në jetën e tij.

Z. Tyson u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 1992 për përdhunimin e një 18-vjeçare në një konkurs bukurie.
Atij fillimisht i ishte dhënë leje për të hyrë në Zelandën e Re, por pasi një organizatë bamirëse tërhoqi mbështetjen e vet të vizës së tij, zyrtarët e ndryshuan vendimin.

Megjithatë, zyrtarët australianë i dhanë atij një vizë argëtuese një mujore vetëm për nëntorin, ku ai ka planifikuar të vizitojë pesë qytetet e mëdha Australiane.
Një zëdhënëse e Departamentit të Australisë të Imigracionit dhe Nënshtetësisë tha:
"Duke pasur parasysh qëllimin e vizitës së tij dhe kohëzgjatjen e shkurtër, si dhe të kaluarën e tij e quajmë një rrisk për të, tha Cian Manton.

Ajo tha se ishte hera e parë që Tyson kishte aplikuar për vizë në Australi dhe ai ishte paralajmëruar që mund të revokohet në qoftë se ai i thyen ligjet.
Mike Tyson refuzimin për të hyrë në Zelandën e Re, e quan si një gjë që mund të ndodhi.
"Kjo është jeta në aspektin e jetës dhe të gjithë duhet të merren me këtë dhe këto paqartësi".

KOMENTE