Banorët e Los Angeles shikojnë me kureshtje dhe interesim anijen amerikane të hapësirës, Endeavour nëpër qytet se si ajo ecën mbi një karrocë gjigande, pasi autoritete vendosën që ta çojnë atë në qendrën e kërkimeve shkencore në Kaliforni
Anija Endeavour që dikur arriti 17.000 mph (28.160 km / h) është duke përshkuar rrugët e qytetit duke dhurruar minuta spektakolare për të gjithë banorët dhe kureshtarët që ishin nëpër rrugë duke fotografuar atë.
"Është mjaft emocionuese për të parë një anije kozmike në rrugë," tha një spektator për TV lokale.
Ajo filloi udhëtimin dy-ditor të premten dhe pritet të përfundojë në Qendrën Shkencore të Kalifornisë.
Anija 75-ton hyri në shërbim në vitin 1992, duke bërë 25 udhëtime, dhe rrotullime rreth globit pothuajse 4.700 herë.
Endeavour, është quajtur anija foshnjë, dhe është Zzëvendësimi i anijes Challenger, e cila u shkatërrua në një aksident në vitin 1986 që vrau shtatë astronautët.
Të tre anijet e tjera të mbijetuara do të jenë tashmë në muze.
Enterprise është në Detin Intrepid, Air & Space Museum në New York City
Discovery është në Muzeun Kombëtar të Hapësirës në Uashington DC
Atlantis në qendrën hapsinore Kennedy, në kompleksin për vizitorët, në Florida.