English

Filmi shqiptar "Agon", për herë të parë në Festivalin e Çikagos për HYGON e Artë (VIDEO)

Për herë të parë një film shqiptar, në seksionin e regjisorëve të rinj, është përzgjedhur në Festivalin e filmit në Çikago.
Regjisori Robert Budina merr pjesë me filmin e tij "Agon". Filmi trajton dramën e dy vëllezërve që emigrojnë në Greqi.
Festivali po zhvillohet nga data 11 deri në 25 tetor, ndërsa premiera botërore e filmit “Agon” do të bëhet në datat 18, 19 dhe 22 tetor në Çikago përgjatë zhvillimit të festivalit.
Filmi “Agon” është bashkëprodhim me kompani dhe qendrat kombëtare të filmit nga Shqipëria, Greqia, Rumania dhe Franca. Zoti Budina thotë se përzgjedhja e filmit të tij në festivalin e Çikagos është një provë se ai që punon vlerësohet dhe bëhet i pranishëm, edhe pse me fonde të pakta dhe me kushte të kufizuara.
Komisioni i festivalit ka shkruar në njoftimin e pranimit se filmi “Agon” vjen nga një vend i vogël, i cili shkakton turbullira të mëdha shpirtërore, dhe kjo nuk ka të bëjë me ekzotikën e origjinës. Filmi “Agon” do të konkurrojë për HYGON e Artë së bashku me një përzgjedhje prej 12 filmash të tjerë nga e gjithë bota.
1422

KOMENTE