English

115-vjetori i shkollës shqipe të Zllakuqanit

Në Klinë shënohet 115-vjetori i shkollës shqipe të Zllakuqanit dhe 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, me një tubim të bukur letraro-kulturor. Siç dihet, në tetor 1897, At Shtjefën Gjeçovi hapi një shkollë shqipe në Zllakuqan të Klinës, e cila vepron e punon edhe sot që prej 115 vitesh. Prandaj, nën drejtimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, Klubit të Shkrimtarëve “ Vorea Ujko” dhe Shkollës Fillore “ At Shtjefen Gjeqovi” në Zllakuqan të Klinës është bërë promovimi i dy librave “Kosova për Ndrecë Ndue Gjokën “ dhe “Trojet Dardane” të autorit Pjetër Nikolla nga Tirana.

Për këto ngjarje e këta libra kanë ligjëruar krijues e studiues nga Tirana e nga Klina, si Moikom Zeqo, Prend Buzhala, Mikel Gojani, Natali Ndoci nga Tirana, ndërsa të pranishëm kanë qenë familjarë të familjes së Mësuesit të Popullit Ndrecë Ndue Gjoka, krijues e studiues nga Tirana si Sulejman Mato e Çelik Petriti, mësimdhënës e nxënës të shkollës fillore "Atë Shtjefën Gjeçovi"l e Zlakuqanit te Klinës, krijues letrarë, si dhe qytetarë të shumtë.

Kanë përshëndetur këtë ceremoni kryetari i komunës, Sokol Bashota, si dhe famullutari don Bardhec Zymi, i cili ka vepruar shumë vite në Mirditë, duke qenë urë ndërlidhëse kulturore mes Klinës, Miriditës e Tiranës. Një mirënjohje post-mortum nga Drejtoria për Arsim, iu dha mësuesit Ndrecë Ndue Gjoka, kurse vargjet u recituan nga Ismet Krasniqi, Gjon Gjergjaj dhe nxnënës të Zllakuqanit.

Autori Pjetër Nikolla, lexuesve shqiptarë u ka ofruar edhe një libër tjetër shumë të rëndësishëm, që lidhet me emrin e Mësuesit të popullit, Ndrecë Ndue Gjoka, i cili në arsimin shqip, si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, la gjurmë të pashlyeshme, duke mbetur emër i pashuar në historiografinë e arsimit shqip. Shkrimtari Pjetër Nikolla, ka falënderuar gjithë institucionet që kanë organizuar ketë ngjarje sipas të cilit ka vlera të mëdha historike pasi përkojnë edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. “ Kjo ngjarje bëhët shumë me madhështore pasi lidhet me ngjarjet historike të popullit shqiptar tha Nikolla. Drejtoria e Arsimit dhënë titull mirënjohje për mësuesin e popullit Ndrecë Ndue Gjokaj.

KOMENTE