Një burrë ka folur varësinë e tij 10 vjeçare nga Viagra - pavarësisht se është në të tridhjetat e tij dhe kurrë nuk ka vuajtur nga çështjet serioze.
Daniel, i cili punon në industrinë e muzikës, thotë se ai morri për herë të parë Viagra në moshën 20, kur një mik i tij pasi një natë me pije dhe dëshirën për të shkuar me femra, i kishte ofruar atij.
Të frikësuar nga të qenit ose jo në gjendje për të kryer mardhënie seksuale dhe për të treguar aftësitë e tij si mashkull ai pranoi marrjen e Viagrave dhe i përdorën ashtu siç përshkruhej në etiketë.
Efekti ishte si një ëndër pasi femrat duan që të ndihen të plotësuara, shprehet Daniel në një nga programet amerikane të mëngjesit.
Ai nuk kishte patur kurrë probleme por që atëherë, ai kur shkon me femra duhet të marrë patjetër Viagra pasi ndien frikën se aftësitë e tij do e tradhëtojnë.
Pas 10 vitesh ai tregon se është përpjekur të heqë dorë pasi ndryshimet shëndetsore në trupin e tij kanë filluar të duken qartë.
Por në programin mjekësor të mëngjesit mjeku Robert Hicks, duke patur dhe dëshminë e Daniel paralajmëron se ndërsa Viagra është një drogë shumë e sigurt që mund të ndihmojë shumë burra si dhe për të shpëtuar martesat, por nga ana tjetër kur merret pa kontrolle të mjekut vjen me rreziqet dhe efektet anësore.
Ndaj Daniel bën apel. Meshkuj pa konsultën e mjekut as mos e imagjinoni marrjen e Viagrave