English

Madonna, shfaqje striptizëm, në mbështetje të 14 vjeçares pakistaneze

Madonna në Staples Centre, Los Angeles, ditën e mërkurë i ka kërkuar audiencës së saj se dëshironte të kishte një diskutim serioz.

Ajo ka shprehur mbështetjen për 14 vjeçaren pakistaneze Malala Yousafzai, e cila u qëllua nga talebanët pasi shkroi artikullin e saj në mbështetje të arsimimit të vajzave.

Gjatë performancës së saj, Madonna ka bërë dhe skena gjysmë zhveshje për të ndihmuar vajzën që është në gjendje kritike në spital, si dhe për të ajo ka kënduar dhe këngën "Human Nature" si dhe bërtiste, arsim, mbështetje.

Por përsëri nga bota myslymane në rrjetet sociale janë shkruar se Madonna ka bërë shfaqje të papërshtatshe edhe pse dëshira e saj për mbështetjen e 14 vjeçares.

Malala Yousafzai, u qëllua nga dy talebanë të maskuar me motoçikletë, të cilët ndaluan autobusin e shkollës që ajo po kthehej dhe kërkonin me pistoletë në dorë se kush ishte vajza. Njëri prej tyre e njohu dhe e qëlloi.
Dhe gjithçka vetëm se ajo donte arsimin e vajzave dhe shkroi një artikull Jeta nën regjimin taleban.

KOMENTE